Inzaghi rinovon kontratën me Interin

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 14:36
Inzaghi rinovon kontratën me Interin

Simone Inzaghi ka rinovuar kontratën me Interin deri në verën e vitit 2025.

Klubi italian njoftoi sot zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me 47-vjeçarin.

“FC Internazionale Milano është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të Nerazzurrëve deri në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e klubit.

Inzaghi është pjesë e Interit që nga qershori i vitit 2021.

Ai ka fituar katër trofe gjatë kësaj periudhe; dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Italiani gjithashtu udhëhoqi “Nerazzurrët” sezonin e kaluar deri në finalen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve pas 13 vjetësh, por pësoi humbje ndaj Manchester Cityt.

(Kosova Sot Online)