Barcelona publikon listën për Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 14:59
Barcelona publikon listën për Ligën e Kampionëve

FC Barcelona ka publikuar listën me futbollistët e regjistruar për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Sezoni i ri do të nisë këtë muaj me ndeshjet e fazës së grupeve.

Barcelona është në Grupin H, bashkë me Porton, Shakhtar Donetskun dhe Antwerpin.

Pjesë e listës së Xavit për ndeshjet e kësaj gare janë 27 futbollistë – 19 prej tyre nga skuadra e parë, gjashtë lojtarë nga Barça Atletic dhe dy lojtarë nga skuadra U19.

Në listë janë edhe përforcimet e verës; Inigo Martinez, Joao Cancelo, Oriol Romeu, Ilkay Gundogan e Joao Felix.

Lista:

1. Ter Stegen

2. Joâo Cancelo

3. Balde

4. Ronald Araujo

5. Iñigo Martínez

6. Gavi

7. Ferran Torres

8. Pedri

9. Lewandowski

11. Raphinha

13. Iñaki Peña

14.Joâo Félix.17.

18. Oriol Romeu

20. Sergi Roberto

21. Frenkie de Jong

22. Gündoğan

23. Jules Kounde

26. Ander Astralaga

27. Lamine Yamal

29. ángel Alascón

30. Marc Casadó

31. Diego Kochen

32. Fermín López

33. Pau Cubarsí

34. Aleix Garrido

(Kosova Sot Online)