Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklasojnë Italinë

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 16:34
Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklasojnë Italinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Botës në basketboll.

Të udhëhequrit e Steve Kerr eliminuan sot Italinë në çerekfinale të këtij kampionati.

Amerikanët triumfuan me rezultatin  63:100.

Mikal Bridges me 24 pikë dhe Tyrese Haliburton me 18 sosh, ishin dy prej më meritorëve në fitoren e ShBA-ve.

Te Italia u dallua Simone Fontecchio me 18 pikë.

Kombëtarja amerikane në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja mes Letonisë dhe Gjermanisë. 

(Kosova Sot Online)