Lajm i keq për Southgate, humb edhe dy futbollistë për shkak dëmtimi

  • S.A /
  • 05 September 2023 - 16:34
Lajm i keq për Southgate, humb edhe dy futbollistë për shkak dëmtimi


Një lajm shumë i keq vjen për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate. Sulmuesi Jack Grealish dhe mbrojtësi Trent Alexander-Arnold nuk do të jenë në dispozicion në ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2024 për shkak të dëmtimeve, transmeton "Kosova Sot Online ".

 Lajmi është konfirmuar nge federate angleze, në komunikatën e së cilës shkruhej se dy lojtarët nuk do të jenë të gatshëm për sfidën kundër Ukrainës të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe për miqësoren kundër Skocisë.


Shtohen kështu dhimbjet e kokës për teknikun anglez, i cili duhet të bëjë edhe pa shërbimet e mbrojtësve Tyrone Mings, Reece James dhe Luke Shaw, të cilët do të mungojnë po për shkak dëmtimi. Ndërsa jashtë grumbullimit ka ngelur edhe sulmuesi i Chelsea-t, Raheem Sterling. 

(Kosova Sot Online )