Ata duhet ta pranojnë nëse vjen kjo ofertë për Salah

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 19:08
Ata duhet ta pranojnë nëse vjen kjo ofertë për Salah

Mohamed Salah vazhdon të lidhet me një transfer në Arabi Saudite, me Glen Johnson që tregon çmimin që Liverpool duhet ta pranojë nëse vendosin për ta larguar atë

Sulmuesi egjiptian është i lidhur me kontratë me skuadrën nga Anfield deri më 2025, por ka pasur një kthesë dhe spekulime që e lidhin atë me të ardhmen e tij. Al-Ittihad thuhet se janë gati ta bëjnë ofertën e dytë për 31 vjeçarin, e cila pritet që të thyejë rekord botëror.

“Nëse një skuadër saudite e kërkon një futbollist, atëherë është shumë e vështirë që një skuadër të ju thotë jo atyre për shkak se ata bëjnë oferta të çmendura në para. Mo Salah nuk është Mo Salah i dy viteve më parë dhe nëse Liverpool pranon një ofertë 200 milionë funte për të duhet ta pranojë”, ka thënë ish mbrojtësi i Reds Glen Johnson për Betfred.

I pyetur nëse pronarët e Liverpoolit do të rrezikonin që të prishin marrëdhëniet e tyre me Jurgen Klopp që dëshiron që shitja të mos ndodh, Johnson thotë se “po, definitivisht”.

“Menaxheri është i mirë po aq sa futbollistët e tij, kështu që ai dëshiron ta këtë një skuadër të fortë. Nuk po sugjeroj që ata do ta bëjnë këtë por nëse pronarët vendosin për ta shitur Mon pasi që është mbyllur merkato, kjo do ta tërbojë Jurgenin i cili dëshiron medoemos që ta mban Mo’në. Megjithatë, nëse Liverpool mund ta shesë Salah për 200 milionë funte, Jurgen mund t’i shpenzojë këto para për futbollist të rinj qoftë në janar apo në verën e ardhshme kështu që nuk bëhet hataja nëse ndodh kjo shitje, por pronarët dhe menaxheri duhet të jenë në të njëjtën anë”.

(Kosova Sot Online)