Ronaldo: Gëzohem që u ktheva në shtëpi

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 21:41
Ronaldo: Gëzohem që u ktheva në shtëpi

Cristiano Ronaldo ndihet “i gëzuar që është kthyer në shtëpi” pasi që ai ka shkuar në Portugali para dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 të Selecaos portugeze

Sulmuesi i Al – Nassr ka ateruar sot në atdheun e tij pasi që është ftuar në skuadrën e Portugalisë nga trajneri Roberto Martinez për dy ndeshjet kualifikuese kundër Sllovakisë dhe Luksemburgut. Ronaldo është shumë i motivuar për ta udhëhequr Portugalinë për fitore në ndeshjet e radhës dhe ka dhënë indikacione që është i fokusuar për ta kryer këtë punë.

“Kënaqësi kur kthehesh në shtëpi! Motivim maksimal dhe fokus total për dy ndeshjet e radhës dhe rrugës për në Euro 2024”, ka shkruar ai.

Ronaldo ka qenë në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon ku deri me tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asiste në katër paraqitje për Al – Nassr në Pro Ligën Saudite.

(Kosova Sot Online)