Të nominuarit për Topin e Artë zbulohen brenda 24 orëve, fituesi shpallet muajin tjetër

  • S.A /
  • 06 September 2023 - 09:23
Të nominuarit për Topin e Artë zbulohen brenda 24 orëve, fituesi shpallet muajin tjetër

Brenda 24 orëve të ardhshme do të zbulohen futbollistët e nominuar për Topin e Artë 2023, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjithsej 30 futbollistë do të jenë të nominuar dhe vetëm një do të arrijë ta fitojë.

Lionel Messi dhe Erling Haaland konsiderohen dy nga më pretendentët për ta fituar.

Messi e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën dhe titullin e kampionit në Francë me Paris Saint-Germain.

Fituesi i Topit të Artë do të shpallet më 30 tetor në Paris.

(Kosova Sot Online )