Skriniar: Dua të luaj dhe të gëzoj tifozët e PSG, jemi përmirësuar

  • S.A /
  • 06 September 2023 - 14:03
 Skriniar: Dua të luaj dhe të gëzoj tifozët e PSG,  jemi përmirësuar

Milan Skriniar u transferua këtë verë nga Inter te Paris Saint-Germain me parametër zero por mbrojtësi sllovak është pjesë e titullarëve të trajnerit Luis Enrique ndërsa së fundmi nga grumbullimi me Sllovakinë thekson se do të bëjë gjithçka për të bërë të lumtur tifozët parizienë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Jam i lumtur sepse tani ndjehem mirë fizikisht, ndeshjet e para me PSG nuk shkuan ashtu siç ne ndëshironim. Por, trajneri Enrique gjithnjë na ka komplimentuar për paraqitjen dhe së fundmi jemi rikthyer te rezultatet pozitive.

(Kosova Sot Online )