Chelsea afër një marrëveshje me sauditet

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 18:59
Chelsea afër një marrëveshje me sauditet

Zyrtarët e Chelsea janë takuar me zyrtarët e kompanisë ajrore të Arabisë Saudite, Riyadh Air për të diskutuar në lidhje me një sponsorizim të fanellave të tyre, thuhet në një raport

Zyrtarët ekzekutiv të Bluve, përfshirë CEO-në, Chris Jursek, kanë mirëpritur përfaqësues arab të kësaj kompanie në Stamford Bridge pas humbjes së tyre prej 1-0 nga Nottingham Foresti të shtunën e kaluar, shkruan The Athletic.

Dy palët kanë diskutuar për mundësinë e një marrëveshje që do të reklamonte Riyadh Air në fanellat e Chelsea në sezonet në vazhdim.

Skuadra londineze shpreson që të gjenerojë të ardhura nga reklamat dhe janë në bisedime me disa kompani, përfshirë edhe kompaninë e bastoreve Kaiyun Sports, të cilët tashmë kanë një marrëveshje me Nottingham Forest.

Chelsea ende janë në pritje për një marrëveshje me kompaninë për operime sportive, Infinite Athlete që pritet të miratohet nga Premier Liga, por kjo marrëveshje pritet të vlejë vetëm për sezonin 2023/24.

Riyadh Air për momentin nuk ka linja ajrore dhe nuk do t’i fillojnë ato deri më 2025. Kompania është e financuar nga Fondi Publik Saudit i Investimeve, i cili kontrollohet nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili ka në pronësi skuadrën e Premier Ligës – Newcastle.

(Kosova Sot Online)