Coutinho drejt Katarit

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 19:05
Coutinho drejt Katarit

I dështuari i Barcelonës, Philippe Coutinho raportohet se do të largohet së shpejti nga Aston Villa, me skuadrën e Katarit Al – Duhail që është afër marrëveshjes për ta huazuar brazilianin

Sipas Fabrizio Romanos, skuadra nga Katari është në bisedime me Villan për të gjetur një marrëveshje për transferin e ish futbollistit të Liverpoolit. Një marrëveshje huazimi është afër të ndodh, me Al – Duhail që pritet ta mbulojë tërë pagën e futbollistit.

Coutinho u tha se kishte arritur marrëveshje personale me klubin pasi refuzoi ofertën e gjigantit turk, Besiktas dhe skuadrës së La Ligës, Real Betis.

31 vjeçari nuk preferohet më nga Unai Emery në Villa Park derisa ka shënuar vetëm një gol në 22 ndeshje sezonin e kaluar, ku ai ka vuajtur edhe për formë por edhe nga lëndimet. Barcelona ende posedon 50 për qind të futbollistit në rast të shitjes së tij. Kjo do të thotë se Blaugrana nuk do të përfitojë ndonjë gjë nga largimi i brazilianit pasi që ai pritet të huazohet e jo të shitet.

(Kosova Sot Online)