Bernabeu një vepër shkencoro-fanstatike në jetën reale

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 19:52
Bernabeu një vepër shkencoro-fanstatike në jetën reale

Real Madridi ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shpalos teknologjinë mbresëlënëse që qëndron pas fushës së re që mund të zëvendësojë barin për pak minuta.

Madrid kanë punuar për rinovimin e stadiumit të tyre ikonik për disa muaj me një projekt ambicioz duke rritur kapacitetin në e stadiumin për 85 mijë tifozë.

I financuar nga JP Morgan dhe Bank of Amerika, puna për rinovimin e tij ka kushtuar afër 1 miliard dhe ndryshime drastike janë bërë e që tani i shfaqen tifozëve të klubit, me theks të veçantë fushën e cila është dyshe.

Madridi u rikthye tek stadiumi i ri e ku mposhti më shumë vështirësi Getafen me rezultat 2-1, që ishte ndeshja e parë në shtëpi për sezonin e ri 2023/24 në La Liga.

(Kosova Sot Online)