Topi i Artë pas 20 viteve pa Ronaldon

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 22:14
Topi i Artë pas 20 viteve pa Ronaldon

Për herë të parë që nga viti 2003, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i nominuar për Topin e Artë

Që kur filloi për herë të parë ta djersitë fanellën e Manchester United më 2003, Cristiano Ronaldo vazhdimisht ka qenë i nominuar për çmimin më prestigjioz individual.

Megjithatë, sezoni i tij 2023/24 ishte i dobët, me kalimin e tij në Pro Ligën Sauditi që u bë në mes të polemikave që ai pati me Erik ten Hag në Old Trafford, pas të cilave pasoi edhe mos ndikimi i tij për të lënë gjurmë me Kombëtaren e tij Portugalinë në Botëror. Si rezultat i kësaj, portugezi humbi nominimin për herë të parë pas 20 viteve.

Ky është fundi i Ronaldos në maje të futbollit europian, i cili ka fituar pesë Topa të Artë (të fundit më 2017) dhe ka qenë i nominuar për ta fituar atë 18 herë. Ai është futbollisti më i shpërblyer në histori të trofeve pas Lionel Messi, i cili ka fituar shtatë herë Topin e Artë, një periudhë kur ky çmim u dominua nga kjo dyshe.

CR7 ka insistuar kohëve të fundit që nuk ka rivalitet me legjendën e Barçës, por si duket ai është lënduar nga ky mos nominim për Topin e Artë.

(Kosova Sot Online)