Presidenti i La Liga flet për dështimin e rikthimit të Messit në Barcelonë

  • S.A /
  • 07 September 2023 - 11:26
Presidenti i La Liga flet për dështimin e rikthimit të Messit në Barcelonë

 

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas është rikthyer të flasë për situatën e Messit, para transferimit në Inter Miami.

Tebas u shpreh se Messi dhe Barcelona nuk arritën të gjenin një marrëveshje, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Leo Messi nuk e mbylli karrierën në Barcelonës sepse nuk mund të gjenin një marrëveshje”, tha fillimisht Tebas.

Tutje, ai u shpreh se mbyllja e karrierës së argjentinasit në Barcelonë do të ishte gjëja më e mirë për ta.

“Do të doja që ai të kishte mbyllur karrierën në La Liga. Do të kishte qenë më e mira për të, për mua dhe për Barcelonën”, përfundoi Tebas.

(Kosova Sot Online )