Pak orë para ndeshjes ndaj Çekisë, Ballist Morina viziton ekipin e Kombëtares

  • S.A /
  • 07 September 2023 - 16:27
Pak orë para ndeshjes ndaj Çekisë, Ballist Morina viziton ekipin e Kombëtares

Pak orë para ndeshjes ndaj Çekisë, Ballist Morina viziton ekipin e Kombëtares, transmeton "Kosova Sot Online". 

Kombëtarja shqiptare ndodhet në Pragë, ku mbrëmjen e kësaj të enjteje do të ndeshet me Republikën Çeke për kualifikueset e EURO 2024, sfidë që transmetohet live në “SuperSport 2”/Digitalb. Gazetarët e “SuperSport”, Elvis Rexha dhe Sokol Xhihani që do jenë me ne në një maratonë transmetimi në “Sport News” nga Praga, ka sjellë informacionet më të fundit nga Kombëtarja.

Xhihani zbuloi se një nga tifozët më të zjarrtë të “kuqezinjve”, Ballist Morina ka vizituar ekipin në ambientet e hotelit ku ndodhen.

“Ballist Morina ndodhet në Pragë, ka takuar nga afër lojtarët në ambientet e hotelit. Megjithatë nuk e dimë nëse do të jetë në stadium apo jo.”-tha Sokol Xhihani.

Ndër të tjera ata na informuan se nuk do të lejohen persona me simbolet e Kombëtares shqiptare, në sektorët e tjerë të stadiumit “Fortuna Arena”, përveç sektorit të caktuar për tifozerinë “kuqezi”.

“Kanë dhënë urdhër që tifozët shqiptarë me simbolet kombëtare nuk do të lejohen në sektorë të tjerë të stadiumit ”Fortuna Arena’ përveç sektorit të caktuar për ta për ta.”-deklaroi më tej gazetari i “SuperSport”.

(Kosova Sot Online )