Basketboll, FIBA 2025 do të mbahet në Çeki, Gjermani, Greqi dhe Itali

  • S.A /
  • 07 September 2023 - 16:36
Basketboll, FIBA 2025 do të mbahet në Çeki, Gjermani, Greqi dhe Itali

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) njoftoi se Republika Çeke, Gjermania, Greqia dhe Italia do të jenë bashkë-organizatore të Kampionatit Evropian të Basketbollit për femra FIBA 2025 (EuroBasket), , transmeton "Kosova Sot Online ".

Në secilin nga vendet do të mbahet një pjesë e fazës së grupeve, ndërsa faza finale e edicionit të 40-të të garës do të mbahet vetëm në Athinë të Greqisë, thuhet në deklaratën e FIBA-s.

Gjithsej 36 ekipe kombëtare, duke përfshirë katër bashkë-organizatorët, do të konkurrojnë në kualifikimet e FIBA-s të Kampionati Evropian në Basket për Femra 2025, por katër bashkë-organizatore do të vendosen në të njëjtin grup në një modifikim të sistemit të garave. Ndërkaq, 32 skuadrat tjera do të ndahen në tetë grupe me nga katër skuadra dhe do të garojnë për 12 vendet në fazën finale. Shorti i raundit kualifikues do të mbahet më 19 shtator në Shtëpinë e Basketbollit në Mies të Zvicrës.

(Kosova Sot Online )