Griezmann thotë se është kërkuar nga Al Nassr

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 17:26
Griezmann thotë se është kërkuar nga Al Nassr

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka bërë të ditur se për të ka pasur interes gjatë verës por ai ia ka bërë të qartë ekipeve arabe që nuk largohet nga Los Colchoneros

Pas marrëveshjes së arritur tetorin e vitit të kaluar, Griezmann  u largua përfundimisht nga Barcelona këtë verë ku u transferua të ish skuadra për 20 milionë euro. Prej që është kthyer ai vazhdon të këtë sukses në Madrid.

Ai bëri ndeshje jetësore dhe udhëhoqi skuadrën e tij në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ku shënoi 16 gola dhe bëri 16 asiste duke pasur një sukses të konsiderueshëm. Griezmann ka konfirmuar se për nënshkrimin e tij ka pasur interes këtë verë, por ai nuk ka dashur të largohet nga Atletico.

“Ka pasur kontakte dhe telefonate, por unë jam i fokusuar në kub, jam 15 gola larg për të qenë top golashënuesi më i mirë i klubit i të gjitha kohërave”, ka thënë ai në konferencën për shtyp që e mbajti me Francës para ndeshjes kualifikuese në Parkun e Princave kundër Irlandës.

(Kosova Sot Online)