Drejtori i Interit tregon se ku do të ndërtohet stadiumi i ri

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 17:50
Drejtori i Interit tregon se ku do të ndërtohet stadiumi i ri

CEO i Korporatës Inter, Alessandro Antonello ka dhënë informata të reja mbi stadiumin e ardhshëm të skuadrës, duke treguar së Zikaltërit kanë arritur një marrëveshje ekskluzive për të blerë një parcelë tokë në Rozzano gjatë vitit 2024

Si interi ashtu edhe rivalët e tyre Milan janë duke shikuar për vende të reja, larg nga zona e San Siros dhe qytetit pasi që u tha se stadiumi ku kanë luajtur këto dy skuadra nuk mund të shkatërrohet.

Stadiumi Meazza do të mbush 70 vjt më 2026, e cila gjë do të thotë se tashmë ai është i mbrojtur si një monument histori dhe kulturor sipas ligjeve në Itali.

Antonello, i cili është rizgjedhur edhe si përfaqësues italian në bordin e Federatës së Klubeve në Europë, i tha Sky Sport Italia se “siç është lajmuar, ne kemi gjetur një zonë alternative, në Rozzano, ne kemi nënshkruar një marrëveshje ekskluzive e cila përfundon në prill”.

“Qëllimi është që ne të thellohemi edhe më tepër në këtë zonë, e cila është shumë interesante për shkak se tashmë ajo është një zonë e rëndësishme ku mbahen ngjarje të rëndësishme sportive dhe kulturore”, tha ai.

Megjithatë, pavarësisht se stadi i stadiumit Meazza është kulturor, stadiumi duket së nuk do të mund të përdorët pas disa viteve nëse nuk bëhen disa përmirësime, shpjegoi Antonello.

“Ne do të vazhdojmë me këtë plan alternativ. Në San Siro, ne kemi konfirmimin që më 2025, nëse kushtet nuk përmirësohen, vendoset një kufizim i kategorisë së dytë”.

Antonello po ashtu ka dhënë një afat të shkurtër kohor kur ata planifikojnë që të lëvizin para.

“Ne do të fillojmë për ta studiuar zonën, ne duhet që të presim po ashtu edhe aprovimin për ndërtim të komunës së Rozzanos. Nga janar e më tutje ne mund të hymë në proces të planit të fizibilitetit nga administrata komunale”, ka thënë ai për Sky. 

(Kosova Sot Online)