Balotelli: Refuzova pagë më të madhe së sa ofrojnë skuadrat saudite

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 18:36
Balotelli: Refuzova pagë më të madhe së sa ofrojnë skuadrat saudite

Mario Balotelli ka treguar se ai në të kaluarën ka refuzuar një ofertë që i kishte ardhur më pagë “shumë më të madhe” së sa ato që po i ofrojnë skuadrat nga Arabia Saudite

Në një intervistë të tij të fundit me Controcalcio, 33 vjeçari ka thënë se atij i ishte ofruar një pagë jashtëzakonisht e ma dhe nga Kina, në kohën kur Super Liga e këtij shteti paguante paga të mëdha në fund të viteve të 2010-ës.

“E kam refuzuar një ofertë që ishte shumë më e lartë së sa shifrat që po i japin sot në Arabi Saudite”, tha ish futbollisti i Interit, Manchester City dhe MIlanit. “Preferova të luaj futboll dhe qëndrova në Marseille”, vazhdoi ai.

Që nga vera e vitit 2022, Balotelli është duke luajtur për skuadrën zvicerane Sion, por pavarësisht se ka një mesatare të respektuar golash ku shënon gol çdo tri ndeshje, 6 nga 18 ndeshje, sulmuesi i njohur është përjashtuar nga skuadra e parë në fund të sezonit të kaluar.

Në këtë intervistë për Controcalcio, Balotelli ka dhënë të kuptohet se karriera e tij më Kombëtare duket se ka mbaruar, madje ai mund ta refuzonte edhe Luciano Spallettin nëse do të ftohej.

“Nuk e di nëse do ta pranoja një tjetër ftesë, kam pasur shumë zhgënjime deri me tash”, ka shpjeguar ai. 

(Kosova Sot Online)