Sancho nuk do të kalojë në Al Ettifaq

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 19:09
Sancho nuk do të kalojë në Al Ettifaq

Jadon Sancho u tha së mund të bëjë një lëvizje befasuese drejt Arabisë Saudite, pas problemeve që pati me trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag

Megjithatë, gazetari i njohur i transferëve, Fabrizio Romano ka arritur që të konfirmojë me burime të afërta me futbollistin se kjo lëvizje nuk do të ndodh.

“Burime të afërta me Jadon Sancho e kanë konfirmuar sot përsëri se ai nuk do t’i bashkohet Al Ettifaqin në orët e fundit të merkatos në Arabi Saudit. Kjo marrëveshje nuk do të ndodh”, ka shkruar Romano.

E ardhmja e anglezit në Manchester Untied ishte e pasigurt pasi që ai publikisht ju përgjigj kritikave të trajnerit Erik ten Hag për paraqitjet e tij në stërvitje.

Al Ettifaq u tha se është duke bërë një përgatitje që ta bëjë një lëvizje në orët e fundit për ta transferuar atë sonte në Pro Ligën e Arabisë.

(Kosova Sot Online)