Franca me një fitore sonte e siguron kualifikimin në Euro 2024

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 20:21
Franca me një fitore sonte e siguron kualifikimin në Euro 2024

Pas një humbje demoralizuese kundër Argjentinës në penallti në finale të Katar 2022, Franca është kthyer për të pasur një fillim perfekt në kualifikime të Eurp 2024

Ata janë lider të Grupit B ku janë edhe Holonda, Greqia, Irlanda dhe Gibraltari derisa në katër ndeshjet e para ata kanë golëdallim prej 9-0 dhe prin me 12 pikë.

Fitorja e Didier Deschamps sonte do të bënte që Les Bleus me treshën sulmuese Mbappé, Dembélé, Kolo Muani  të jenë pothuajse të kualifikuar në Euro 2024.  Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e PSG-së ku ata e presin Irlandën e ku mund ta vazhdojnë rekordin e tyre si të pamposhtur.

(Kosova Sot Online)