Shqipëria me barazim kundër Çekisë, vazhdon ëndrra për Euro 2024

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 22:57
Shqipëria me barazim kundër Çekisë, vazhdon ëndrra për Euro 2024

Shqipëria ka arritur të marrë një barazim në Pragë të Çekisë duke shkuar kështu sigurt drejt kualifikimit në Euro 2024. Cerny (56’) shënoi për Republikën Çeke kurse barazoi Nedim Bajrami (66’) për Shqipërinë. Çekia vazhdon të prin në Grupin E e ku pas tyre është Shqipëria

Shqipëria ka vazhduar me paraqitje të mirë në kualifikime të Euro 2024, ku ka marrë një rezultat pozitiv dhe të merituar.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Shqipërinë, të cilët vazhdimisht krijuan raste por që nuk u konkretizuan në gola.  

Por, rasti i parë më serioz në këtë ndeshje u shënua në minutën e 25-të dhe ai i takoi Tomas Saucek.

Çeku bëri një goditje të mirë me kokë por Etrit Berisha ishte në vendin e duhur dhe kohën e duhur duke pritur goditjen e tij.’

Shqipëria rastin më të mirë për të shënuar në pjesën e parë e pati në minutën e 30 me Nedim Bajrami. Ai doli shumë mirë në sulm por në zonë u pengua në zonë.

Megjithatë, gjyqtari anglez Anthony Taylor nuk e mendoi kështu dhe nuk akordoi penallti për Shqipërinë.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Çekinë të cilët vazhdimisht sulmuan portën e Etrit Berishës.

Në minutën e 48-të për Çekinë shënoi gol Kuchta por më vonë ai u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje.

Megjithatë, sulmet e shpeshta të çekëve bën që të shënohet goli i parë i rregullt në këtë ndeshje.

Soucek e gjeti mirë në mbrojte Vaclav Cerny që shënoi në minutën e 56-të. Fillimisht u mendua se edhe ky gol ishte në pozitë jashtëloje pasi që disa futbollist çekë ishin në pozitë të tillë, por VAR e konfirmoi golin e çekëve.

(Kosova Sot Online)