Kosova do të jetë organizatore e 'Lojërave Mesdhetare 2030'

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 17:47
Kosova do të jetë organizatore e 'Lojërave Mesdhetare 2030'

Për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030, e ka fituar të drejtën Kosova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka vendosur sot Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që u mbajt në Heraklion të Greqisë.

Kandidatura e Kosovës, përkatësisht Prishtinës, u prezantua nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.

Në Lojëra Mesdhetare marrin pjesë sportistë nga 26 shtete, teksa Kosova pritet të investojë mbi 250 milionë euro për organizimin e kësaj ngjarjeje.


(Kosova Sot Online)