Portugalia regjistron fitoren e pestë radhazi

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 23:00
Portugalia regjistron fitoren e pestë radhazi

Portugalia regjistron fitoren e pestë radhazi, Bruno Fernandes vendimtar

Portugalia ka regjistruar edhe fitoren e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Roberto Martinez shënuan fitore sonte në udhëtim ndaj Sllovakisë.

Portugezët triumfuan minimalisht me rezultatin 0:1, falë golit të Bruno Fernandes (43′).

Portugalia pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe vazhdon kryesimin në Grupin J, tani me pesë pikë më shumë se Sllovakia.

Pas tre ditësh, Portugalia do të luajë si vendase ndaj Luksemburgut – kurse, Sllovakia ndaj Lihtenshtajnit.

(Kosova Sot Online)