Harry Kane tregon dallimet e të luajturit për Tottenhamin dhe Bayernin

  • S.A /
  • 09 September 2023 - 11:04
Harry Kane tregon dallimet e të luajturit për Tottenhamin dhe Bayernin

Harry Kane e ka nisur mirë aventurën te Bayern Munich. Ai siguroi transferimin nga Tottenham tek ekipi gjerman këtë verë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi anglez e kaloi tërë karrierën në Tottenham, ndërsa tani ka treguar dallimet mes dy klubeve.

“Ne donim të fitonim te Spurs… por nëse kaloni disa ndeshje pa fituar, nuk ishte një fatkeqësi. Në Bayern ju duhet të fitoni çdo ndeshje. Pasi fituam 3-1 dhe 4-0 dy ndeshjet e para… u fol për të mos qenë shumë të lumtur për mënyrën se si luajtëm! Mentaliteti i top klubit”, tha Kane.

(Kosova Sot Online )