Fluturon çmimi për biletat e ndeshjes së sontme Kosova Zvicra, deri në në 500 tregun e zi

  • S.A /
  • 09 September 2023 - 13:59
Fluturon çmimi  për biletat e ndeshjes së  sontme Kosova Zvicra, deri në  në 500 tregun e zi

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45, por çmimi i biletave po arrin kulmin e absurdit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Siç dihet, të gjitha biletat janë të shitura për këtë përballje – andaj tash e disa ditë ka bileta që po qarkullojnë në tregun e zi.

Mediumi i njohur zviceran “Blick” ka shkruar sot se çmimi i biletave në tregun e zi po shkon deri në 500 euro.

“Kërkesa është ende e madhe. Vendasit thonë se tregu i zi po lulëzon. Biletat tani kushtojnë deri në 500 euro. Biletat kushtuan fillimisht 10 euro – një në zonën VIP kushtoi 80 euro. Paga mesatare mujore në Kosovë është rreth 300 euro”, shkroi mes tjerash “Blick”.

(Kosova Sot Online )