Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë - Zvicër

  • A.P /
  • 09 September 2023 - 20:01
Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë - Zvicër

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

Kur ka mbetur edhe pak më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes, tashmë janë bërë të ditura formacionet.

Gliha e nis ndeshjen Muricin në portë, teksa mbrojtja përbëhet nga kapiteni Rrahmani, Aliti, Vojvoda dhe Paqarada. Në qendër të mesfushës janë Fazliji dhe Loshaj, kurse në krahë Valon Berisha dhe Bernard Berisha. Në sulm janë Muriqi e Rashica.

Te “Helvetikët” nga minuta e parë luajnë dy futbollistët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe kapiteni Granit Xhaka.

Uran Bislimi dhe Ardon Jashari janë në bankën e rezervistëve.

Formacionet zyrtare:

Image

(Kosova Sot Online)