Kosova 0:1 Zvicra fillon pjesa e dytë

  • A.P /
  • 09 September 2023 - 21:51
Kosova 0:1 Zvicra fillon pjesa e dytë

Kosova 0:1 Zvicra

45′ Fillon pjesa e dytë.

-Dy zëvendësime te Kosova. Inkuadrohen Florent Muslija dhe Edon Zhegrova, largohen Betim Fazliji dhe Valon Berisha.

– Përfundon pjesa e parë me epërsinë minimale të Zvicrës – 0:1.

+3 minuta lojë shtesë.

42′ Florian Loshaj ndëshkohet me karton të verdhë.

39′ Karton i verdhë për Fidan Alitin.

39′ Vedat Muriqi rrezikon me kokë, Akanji bën ndërhyrje të guximshme në për ta penguar.

33′ Ricardo Rodriguez godet fuqishëm, por drejt e në duart e Aro Muric.

27′ Harkim i mirë nga Paqarada, por goditje e Muriqit me kokë përfundon jashtë porte.

25′ Amdouni godet, por pa rrezik për portën e Kosovës.

18′ Muriqi godet bukur, por intervenon Sommer

16′ Super rast për Kosovën, Bernard Berisha gjuan jashtë. Por kishte pasur pozicion jashtë loje paraprakisht

14′ Zvicra shënon gol. Freuler realizon pas një aksioni të bukur.

11′ Goditje e bukur nga Milot Rashica, por pret portieri Sommer

9‘ Shaqiri gjuan, por intervenon portieri Aro Muric.

5′ Fernandez gjuan, por goditja e plogësht përfundon në duart e Muric.

1′ Starton ndeshja

(Kosova Sot Online)