Sondazhi i UEFA-s: Tifozët besojnë në fitoren e Shqipërisë

  • A.P /
  • 10 September 2023 - 16:12
Sondazhi i UEFA-s: Tifozët besojnë në fitoren e Shqipërisë

Shqipëria do ta zhvillojë sonte ndeshjen ndoshta më të rëndësishmen deri më tani në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë do të ndeshen me Poloninë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë me fillim nga ora 20:45

Do të jetë një stadium i mbushur plot dhe pritet një spektakël i hatashëm nga tifozët shqiptarë.

Me një fitore eventuale, Shqipëria do t’i rriste në maksimum gjasat për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Sondazhi i publikuar nga UEFA ku mund të votojnë tifozët e vendos Shqipërinë si fituese me 67% të votave.

Për Poloninë votusn 29% të respondentëve, kurse për barazim 4%.

(Kosova Sot Online)