Gjermania mposht Serbinë, shpallet kampion bote

  • A.P /
  • 10 September 2023 - 17:51
Gjermania mposht Serbinë, shpallet kampion bote

Gjermania është kampione e botës në basketboll. Në finale të Botërorit 2023, Gjermania e mposhti Serbinë me rezultat 83:77.

Finalja e Botërorit është zhvilluar të dielën në Manila të Filipineve. Ndeshja ishte dramatike dhe e hapur deri në fund.

Shkëputjen e madhe gjermanët e bënë në çerekun e tretë, të cilin e fituan 22:10.

Por më pas ndeshja u hap sërish dhe u vendos në aksionet e fundit. 21 sekonda para fundit, Dennis Schroeder shënoi për 81:77.

Në aksionet vijuese Serbia dështoi. Schroeder më pas realizoi dy gjuajtje të lira për 83:77, 12 sekonda para fundit. Rezultati më nuk ndryshoi.

Gjermania ka fituar titullin e botës për herë të parë.

(Kosova Sot Online)