Ngriti peshë stadiumin me golin në ndeshjen me Poloninë, domethënia e tatuazhit të Mirlind Dakut

  • S.A /
  • 11 September 2023 - 13:22
Ngriti peshë stadiumin me golin në ndeshjen me Poloninë, domethënia e tatuazhit të Mirlind Dakut

Shqipëria ka marr një fitore të madhe kundër Polonisë me rezultat 2-0 në kualifikimet për Euro 2024. Kuqezinjtë fituan fal golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut dhe morën fitoren që i dërgon në pozitën e parë, transmeton "Kosova sot Online ".

I sapofutur në fushën e lojës, Mirlind Daku shënoi golin e dytë për Shqipërinë, ndaj Polonisë në minutën e 60’ të lojës. Daku festoi golin duke hequr bluzen dhe vëmendjen e mori tatuazhi i tij.

Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën ‘Katana 138’, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar.

(Kosova Sot Online )