Mediat serbe me fushatë kundër Dakut, kërkojnë dënimi për tatuazhin “Katana 138”

  • 11 September 2023 - 15:16
Mediat serbe me fushatë kundër Dakut,   kërkojnë dënimi për tatuazhin “Katana 138”

Mirlind Daku ishte protagonist i Kombëtares shqiptare mbrëmë duke e shënuar golin e qetësisë ndaj Polonisë, pak minuta pasi hyri në fushën e blertë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sulmuesi kosovar festoi duke e hequr fanellën, ndërsa në shpinën e tij u pa tatuazhi “Katana 138”, kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani – Katana, i rënë në Betejën e Koshares, i shpallur më pas hero kombëtar

Tatuazhi ngriti shumë pluhur në publikun serb dhe mediat e shtetit fqinj po pyesin nëse UEFA do të reagojë për këtë dhe nëse do ta dënojë sulmuesin kosovar.

Nga ana e tij, futbollisti shqiptar nga Kosova e dha një mesazh të fuqishëm dhe emocionues pas lojës.

“Golin ua dedikoj të gjitha viktimave në Kosovë që dhanë gjithçka për atdheun e tyre, që sot të luajmë këtu dhe të bashkojmë të gjitha trevat shqiptare”, deklaroi sulmuesi.

Krahas golit të Dakut, ndaj polakëve shënoi gol spektakolar edhe Jasir Asani. Mirlind Daku ishte protagonist i Kombëtares shqiptare mbrëmë duke e shënuar golin e qetësisë ndaj Polonisë, pak minuta pasi hyri në fushën e blertë.

Sulmuesi kosovar festoi duke e hequr fanellën, ndërsa në shpinën e tij u pa tatuazhi “Katana 138”, kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani – Katana, i rënë në Betejën e Koshares, i shpallur më pas hero kombëtar.

 

Tatuazhi ngriti shumë pluhur në publikun serb dhe mediat e shtetit fqinj po pyesin nëse UEFA do të reagojë për këtë dhe nëse do ta dënojë sulmuesin kosovar.

Nga ana e tij, futbollisti shqiptar nga Kosova e dha një mesazh të fuqishëm dhe emocionues pas lojës.

“Golin ua dedikoj të gjitha viktimave në Kosovë që dhanë gjithçka për atdheun e tyre, që sot të luajmë këtu dhe të bashkojmë të gjitha trevat shqiptare”, deklaroi sulmuesi.

(Kosova Sot Online )