Pas humbjes së turpshme ndaj Shqipërisë, Polonia vendos për shkarkimin e trajnerit Santos

  • S.A /
  • 11 September 2023 - 16:51
Pas humbjes së turpshme  ndaj Shqipërisë, Polonia vendos për shkarkimin e trajnerit  Santos

Fernandos Santos nuk pritet që të vazhdojë si trajner i Kombëtares së Polonisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Polakët pësuan humbje mbrëmë ndaj Shqipërisë në “Air Albania” dhe tani për ta është vështirësuar edhe më shumë rruga për kualifikim në “Euro 2024”.

Humbja ndaj “Kuqezinjve”, forma e dobët dhe problemet brenda ekipit, duket se do t’i kushtojnë Santosit me shkarkim.

Sipas gazetarit polak të “TVP Sport”, Iwanski Maciej, vendimi është marrë tashmë për shkarkimin e trajnerit portugez. “Sipas informacioneve të mia, vendimi është marrë, por çështja duhet të zgjidhet në një mënyrë klasi”, bëri të ditur Maciej.

(Kosova Sot Online )