Huliganët e Rumanisë bojkotojnë ndeshjen ndaj Kosovës

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 17:12
Huliganët e Rumanisë bojkotojnë ndeshjen ndaj Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të luajë nesër (e martë) në udhëtim ndaj Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Përballja ndaj “Dardanëve” është rikthyer sërish në temë kryesore në Rumani, siç kishte ndodhur edhe pas hedhjes së shortit për grupet kualifikuese, që vendosën të dy shtetet në Grupin I 

Një grup huliganësh në Rumani, i quajtur “Honor et Patria”, ka njoftuar se do ta bojkotojë këtë ndeshje. Arsyetimi i tyre është qesharak, pasi ata nuk e njohin shtetin e Kosovës, si dhe sipas tyre, kjo ndeshje nuk duhej të ndodhte asnjëherë.

“Duke respektuar vendimin të marrë në fillim të kualifikimeve për të bojkotuar dy ndeshjet me të ashtuquajturën ‘kombëtare’ të Kosovës, të martën ne nuk do të jemi në stadium. Megjithatë, ne duam t’u bëjmë thirrje shikuesve që do të jenë në stadium. Mbështetni grupet që do të jenë të pranishme në pohimin e së vërtetës edhe nëse kjo nuk i shkon për shtat mafisë së UEFA-s: për Rumaninë, Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe kjo ndeshje ‘ndërkombëtare’ nuk do të duhej të ndodhte kurrë”, thuhet në njoftimin e këtij grupi në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)