Kroacia mposht Armeninë

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 20:25
Kroacia mposht Armeninë

Kroacia ka marrë tri pikë nga udhëtimi i vështirë ndaj Armenisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Vazgen Sargsyan Republican” përfundoi me rezultatin 0:1

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Andrej Kramaric, në minutën e 14-të. Për kombëtaren kroate ishte kjo fitorja e tretë radhazi, krahas një barazimi.

Kroacia pas kësaj fitore ka 10 pikë dhe tani prin në Grupin D, por me pikë të njëjta me Turqinë.

Megjithatë, kroatët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Armenia është e treta me shtatë pikë. 

(Kosova Sot Online)