Asani: I kemi edhe tri finale para ëndrrës sonë “Gjermani 2024”

  • S.A /
  • 12 September 2023 - 12:04
Asani: I kemi edhe tri finale para ëndrrës sonë “Gjermani 2024”

Jasir Asani ishte edhe një herë protagonist i Kombëtares shqiptare me një gol spektakolar ndaj Polonisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mesfushori ofanziv ndihet i lumtur që po mundet ta ndihmojë ekipin Kuqezi në sukseset e tij, ndërsa e falënderon selektorin Sylvinho për mundësitë që po ia jep për t’i shfaqur vlerat e tij.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia thotë se “Shqiponjat” i kanë edhe tri finale para finales së madhe, e cila është ajo e pjesëmarrjes në Kampionat Evropian, që do të ishte hera e dytë për Kuqezinjtë pas atij të vitit 2016.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e futbollistit ofanziv të krahut të djathtë në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online )