Palestra sportive në Pallatin e Rinisë afër rinovimit

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 17:39
Palestra sportive në Pallatin e Rinisë afër rinovimit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë është drejt përfundimit.

Ai tha se puna aty është bërë me standarde të FIBAs për të siguruar qëndrueshmëri infrastrukturore për garat e Lojërave Mesdhetare 2030.

“Drejt përfundimit renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë, investim 200 mijë euro i Qeverisë së Kosovës. Me dysheme profesionale, kosha dhe karrige me standarde të FIBAs, po sigurojmë qëndrueshmëri infrastrukturore për komunitetin sportiv, për garat e Lojërave Mesdhetare 2030, si dhe klubet të cilat kishin nevojë të kahmotshme për këtë renovim”, ka shkruar Çeku.

Ai njoftoi gjithashtu se punimet do të fillojnë edhe në palestrën e djegur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)