Dardanët e kërkojnë fitoren e parë në këto eliminatore

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 19:25
Dardanët e kërkojnë fitoren e parë në këto eliminatore

Kosova dhe Rumania do të ballafaqohen sot në kuadër të kampanjës kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “The National Team”, duke filluar nga ora 20:45.

Dardanët nga pesë takimet e zhvilluar në këto eliminatore ende nuk e ka asnjë fitore dhe, pos Andorrës, është skuadra e vetme që nuk e ka asnjë triumf.

Kosova ka grumbulluar vetëm katër pikë nga pesë ndeshje – teksa ekipi me të cilin do të ndeshet është në vendin e dytë me nëntë pikë nga po aq takime.

Skuadra kosovare në ballafaqimin e fundit arriti të marrë një pikë të madhe ndaj Zvicrës, ku barazoi tek në frymën e fundit – këtë shkëlqim kërkon ta vazhdojë edhe ndaj Rumanisë.

Deri më tani në stadiumin e Bukureshtit, ku do të zhvillohet kjo ndeshje, janë shitur 26 mijë bileta nga 55 mijë sa është kapaciteti.

(Kosova Sot Online)