Ja mesazhi i shfaqur nga tifozët rumunë, që u bë shkak për ndërprerjen e ndeshjes

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 21:25
Ja mesazhi i shfaqur nga tifozët rumunë, që u bë shkak për ndërprerjen e ndeshjes

Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

Gjyqtari kryesor ndeshjes ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë shfaqur mesazh nacionalist dhe skandaloz.

Ata kanë shfaqur një parullë ku thuhet “Kosova është Serbi”.

Pas kësaj Willy Delajod ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes dhe ka urdhëruar futbollistët që të largohen drejt zhveshtoreve.

Ndeshja ende nuk ka filluar dhe tani pritet një vendim i ri. 

(Kosova Sot Online)