Armend Dallku e ka një porosi dhe një sugjerim për këngëtarët, artistët, humoristët dhe për të tjerët

  • S.A /
  • 13 September 2023 - 09:21
Armend Dallku e ka një porosi dhe një sugjerim për këngëtarët, artistët, humoristët dhe për të tjerët

Armend Dallkut i ka ardhur në maje të hundës përzierja e sferave të tjera në atë të sportit, transmeton "Kosova Sot Online".

Trajneri kosovar thotë se këngëtarët, artistët, humoristët dhe të tjerët nuk duhet të përzihen në profesionet që nuk iu takojnë, ndërsa mendon se ata janë bërë “të mërzitshëm”.

Ish-futbollisti i njohur kosovar thotë se të gjithë e kemi për obligim t’i mbështesim sportistët dhe t’ju qëndrojmë atyre afër në çfarëdo momenti, ndërsa ka shtuar se vetëm kur të kryhen kualifikimet e Euro 2024 do të jetë koha ideale dhe momenti kur mund të nxirren statistikat dhe vlerësimet dhe të bëhen llogaritë e të kërkohen përgjegjësitë.

Ai i ka këshilluar edhe lojtarët e Kombëtares së Kosovës të mos dalin nga kompetencat e tyre me deklarata, por të fokusohen dhe të përkushtohen veç te fusha e blertë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit aktual të Dukagjinit të Klinës: 

Të nderuar Gazetarë dhe Moderator të lajmeve ditore të televizioneve tona,Këngëtar,Artista,Humorista e shum profesione tjera JU LUTEM rrini në PROFESIONIN tuaj edhe mos u përzini në profesione që nuk ju takojnë sepse jeni bërë të Merzitshëm.

Leni njerzit të fushës së vetë të meren me analizën dhe të nxjerrin konkluzionet e tyre dhe të japin ata mendimet e tyre,kurse njerezve të fushës ju kisha lutë të jenë subjektiv dhe jo selektues sepse ekemi obligim ti mbështesim sportistat,trajnerët,dhe të gjithë të tjerët që punojnë afër këtyre sportistav.

Me përfundim të gjdo edicioni garues nxirren statistika dhe bëhet vlersimi nga krerët e gjdo organizate sportive dhe vendoset se në cilin vend pune duhet ndërhy për të pëmirsuar atë vend pune.Dhe për fund sportistav ju sygjeroj të meren me profesionin e tyre kryesisht brenda fushës që të ketë sa më pakë kritika sa i përket përkushtimit brenda fushës dhe në asnjë mënyrë mos të meren me atë jashta fushës (Politikë).

KOSOVË-SHQIPËRI Gjithmon njerz që ju mbështesin keni.

(Kosova sot Online )