Muriçi i zhgënjyer nga Rumania: Luftuam deri në fund, pritja e penalltisë nuk na solli pikë

  • S.A /
  • 13 September 2023 - 10:46
Muriçi i zhgënjyer nga Rumania: Luftuam deri në fund, pritja e penalltisë nuk na solli pikë

 

Portieri i Kosovës, Aro Muric priti një penallti, shpëtoi disa raste të tjera, por nuk ia doli të mbante të paprekur portën në duelin me Rumaninë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja që u ndërpre për 45 minuta u mbyll me fitoren e rumunëve me reuzltat 2-0.

Muric foli pas ndeshjes për emisionin “Dardanët”, duke thënë se është i zhgënjyer edhe pse e priti penalltinë.

“Ishte e vështirë për ne, nuk e merituam këtë. Nuk jemi të lumtur. Nuk duhej ta lejonim të ndodhtë kështu, duhet të bënim më mirë”.

“Penalltia? Nuk u dorëzuam asnjë moment, luftuam deri në fund. Ishte një pritje e mirë, por do të ishte bukur nëse do të merrnim pikë”.

“Jemi të zhgënjyer, nuk bëmë diferencën me atë pritje”, u shpreh “gardiani” i Kosovës.

(Kosova Sot Online )