Shqipëria ka mundësinë e artë për të ardhura marramendëse

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 18:01
Shqipëria ka mundësinë e artë për të ardhura marramendëse

Gjatë kualifikueseve të kampionatit europian nuk ka vetëm një betejë për pjesëmarrjen apo për titullin prestigjioz, por edhe për një shumë të madhe parash në rast kualifikimi dhe ecurie pozitive në grupe dhe më tej.

Në total, për ekipet pjesëmarrëse do të shpërndahen 371 milionë euro

9.25 milionë euro për çdo ekip pjesëmarrës  në grupe. 1.5 milionë euro për çdo fitore në grup dhe 750 mijë euro për një barazim.

2 milionë euro për kombëtare, nëse kalon në raundin e 1/16 dhe 3.25 milionë euro për kombëtare që arrin në çerekfinale.

Gjysmëfinalistët do shpërblehen me 5 milionë euro dhe 7 milionë euro për finalistin që humbet.

Ndërkohë, fituesi i ‘Euro 2024’ do shpërblehet me 10 milionë euro.

(Kosova Sot Online)