Felix apo Cancelo cili do të transferohet me kontratë afatgjatë në Barcelonë?

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 19:15
Felix apo Cancelo cili do të transferohet me kontratë afatgjatë në Barcelonë?

Drejtori sportiv i Barcelonës Deco i ka sfiduar Joao Felix dhe Joao Cancelo se ata duhet të punojnë nëse dëshirojnë që të kenë kontrata afatgjate me klubin

Dyshja portugeze Felix dhe Cancelo, të cilët ua huazuan të Barcelona për një vit nga Atletico Madrid përkatësisht Manchester City në ditën e fundit të merkatos verore, janë sfiduar nga Deco, i cili i ka dhënë atyre disa sugjerime nëse dëshirojnë që të fitojnë kontratë afatgjate me Barcelonën dhe të transferohen te kjo skuadër.

Drejtori i Barcës është pyetur nëse dy futbollistët duhet të bëjnë zvogëlim page për huazimet e tyre, me kampionin e La Ligas që nuk është në pozitë të mirë financiare për t’i ofruar kontrata joshëse futbollistëve të rinj.

“Ata erdhën në minutën e fundit dhe ata janë futbollistë që mund të kontribuojnë shumë në skuadër. Ata duhet që t’i demonstrojnë aftësitë e tyre këtu. Barça ka aftësi që t’i frymëzojë ata. Ne presim shumë prej tyre, por sezoni do të na tregojë së si do të përparojnë ata”, tha Deco për gazetarët pas prezantimit zyrtar të Felixit dhe Cancelos.

“As Cancelo e as Joao Felix nuk e kanë opsionin e blerjes. Është thjesht transfer një vjeçar. Nëse ata do ia dalin mirë ne do të përpiqemi t’i mbajmë ata, është një huazim për momentin”.

“Të gjithë duhet bëjnë përpjekje për të ardhur këtu. Nuk mund t’ua tregoj juve kontratat e futbollistëve, por La Liga imponon gjëra të ndryshme”, ka thënë ai kur është pyetur për pagat e futbollistëve.

Deco është pyetur edhe për ish shokun e tij të skuadrës Lionel Messi, i cili nuk ju ribashkua Barcelonës pasi u largua nga Paris Saint-Germain. Argjentinasi shkoi në Inter Miami, por Deco nuk ka hatër mbetje për vendimin e tij final.


(Kosova Sot Online)