Superkupa vazhdon sonte me dy ndeshje interesante

  • S.A /
  • 14 September 2023 - 10:36
Superkupa vazhdon sonte me dy ndeshje interesante

Superkupa e Kosovës vazhdon sonte me dy ndeshje të tjera çerekfinale, transmeton "Kosova sot Online ".

Kampionia e Kosovës, Peja do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin dhe Verdhezinjtë shihen si favoritë për të shkuar tutje.

Kurse, takimi i fundit çerekfinal është mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit.

Të premten do të zhvillohen përballjet gjysmëfinale, ndërsa finalja e madhe të dielën.

Kualifikimin në gjysmëfinale tashmë e kanë siguruar Bashkimi dhe Trepça. 

Orari

E enjte

17:00 Peja – Proton Cable Prizreni (Grupi B)

20:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi (Grupi C)

E premte

17:00 Gjysmëfinalja  GR A-D

20:00 Gjysmëfinalja  GR B-C

E diel

17:00 Finalja

(Kosova Sot Online )