“Faleminderit”, tifozët e Partizanit të Beogradit reagojnë për banderolën skandaloze kundër Kosovës

  • S.A /
  • 14 September 2023 - 11:19
“Faleminderit”, tifozët e Partizanit të Beogradit reagojnë për banderolën skandaloze kundër Kosovës

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, u ndëpre për më tepër se 30 minuta si pasojë e një banderole të turpshme nga tifozët rumunë në të cilën shkruhej se Kosova ishte Serbi, transmeton "Kosova Sot Online".

Një incident i cili tashmë do të kalojë nën hetimin e institucioneve të UEFA-s që duhet të reagojnë me “dorë të hekurt” për një rast që përsëritet shpesh.

Së fundmi, në lidhje me këtë banderolë kanë reaguar edhe serbët, më saktë tifozët e Partizanit të Beogradit të cilët shfrytëzuan një ndeshje basketbolli për të falenderuar rumunët. “Faleminderit vëllezërve rumunë”, shkruhej në banderolën e tifozëve të Partizanit të Beogradit për atë që ndodhi në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës.

Ky reagim mund të jetë edhe një sinjal i qartë i përfshirjes së grupeve të caktuara serbe në këtë organizim në Rumani, gjë që do të thellonte edhe më shumë skandalin.

(Kosova Sot Online )