Olimpiku i Kosovës po përgatitet në Slloveni

  • S.A /
  • 14 September 2023 - 13:47
Olimpiku i Kosovës po përgatitet në Slloveni

Ekipi Olimpik i Kosovës së bashku me shpresat olimpike po përgatiten në Roglla të Sllovenisë për garat e ardhshme, me theks të veçantë, Kampionatin Evropian që do të mbahet në nëntor në Montpellier të Francës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Federata e Xhudos së Kosovës njofton se përgatitjet do të zgjasin dy javë dhe më pas ekipi olimpik do të marrë pjesë edhe në Baku Grand Slam për të vazhduar me grumbullimin e pikëve olimpike.

Xhudistët pjesëmarrës në këtë kamp përgatitor janë: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Flaka Loxha, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi, Sidorela Dodaj, Enise Zijade, Rios Kuka, Blin Kuka, Jon Kuka, Andi Reshitaj, Rron Reshitaj e Anes Veseli.

Së bashku me xhudistët, atje janë edhe trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.

(Kosova Sot Online )