Kosova fiton ndaj Marokut në Lojërat Mesdhetare në Rërë

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 14:52
Kosova fiton ndaj Marokut në Lojërat Mesdhetare në Rërë

Ekipi i djemve të Kosovës i volejbollit në rërë shënoi fitore 2:1 në sete ndaj Marokut, në ndeshjen e dytë të grupit A në Lojërat Mesdhetare në Rërë “Heraklion 2023”.

Ekipi kosovar në përbërje Erjon Bajrami dhe Ermal Maliqi u kualifikuan në 16 ekipet më të mira.

Ndeshja e radhës, sot pas orës 17:00 me kohën tonë lokale. 

(Kosova Sot Online)