Një tjetër lojtar i Premierligës dënohet pas përfshirjes në vënien e basteve

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 15:48
Një tjetër lojtar i Premierligës dënohet pas përfshirjes në vënien e basteve

Pas Ivan Toney, një tjetër lojtar i Premierligës është gjobitur dhe është dënuar pasi i ka thyer rregullat e vënies së basteve, të vendosura nga Federata Angleze e Futbollit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Harry Toffolo, i cili është diskualifikuar për pesë muaj dhe është gjobitur për afro 21 mijë funte, respektivisht 24,4 mijë euro, njoftojnë mediat angleze.

Futbollisti në fjalë i ka bërë 375 shkelje mes periudhës 2014 e 2017, periudhë në të cilën lojtari aktual i Nottingham Forest ishte i regjistruar si lojtar i Norwich Cityt, por që kishte luajtur në formë huazimi në ekipet Swindon, Rotherham, Peterborough e Scunthorpe.

Përfaqësues anglez deri në U-20, sot 28 vjeç, Toffolo i ka thyer rregullat dhe tash s’do të mundë të luajë deri në vitin 2024.

Në këtë sezon nuk është inkuadruar asnjëherë në kampionat, ndërsa në sezonin e kaluar i kishte zhvilluar 19 ndeshje. 

(Kosova Sot Online)