FIFA shpallë listën për futbollistin më të mirë

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 17:12
FIFA shpallë listën për futbollistin më të mirë

Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe  janë në mesin e të nominuarve të FIFA për futbollistin më të mirë për sezonin 2022/23, me befasinë që u bë pasi që në listë është edhe Declan Rice i Anglisë

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë Messi është fituesi aktual i këtij çmimi të çmuar që jepet nga trupi qeverisës i futbollit në botë. Ai është përsëri në listë dhe mund ta marrë atë pasi që ndihmoi Argjentinën ta fitojë Botërorin Katari 2022.

Haaland është një tjetër favorit për ta marrë çmimin pasi që ka shënuar 52 gola dhe kontribuoi që City ta shkruajë historinë duke fituar Premier Ligën, FA Kupën dhe Ligën e Kampionëve gjatë 2022/23. Superylli Mbappe shënoi het-trik për Francën në finale të Botërorit, edhe pse skuadra e tij, por ai ka ruajtur vazhdimësinë duke pasur paraqitje të mira në nivel klubi.

Befasi e kësaj liste mund të konsiderohet anglezi Declan Rice, i cili si kapiten i Ëest Ham arriti që të fitojë Ligën e Konferencës sezonin e kaluar – para se të kalojë për 122 milionë euro në Arsenal.

(Kosova Sot Online)