Walker zgjat kontratën me Cityn

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 19:50
Walker zgjat kontratën me Cityn

Kyle Wallker ka nënshkruar kontratë të re me Manchester City deri më 2026, pasi që refuzoi kalimin në Bayern Munchen

Mbrojtësi i djathtë ka hequr çdo dyshim për të ardhmen e tij duke nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Pep Guardiolës që fitoi tripletën sezonin e kaluar. Anglezi ishte shumë afër kalimit në Bayern gjatë verës, por tani ka nënshkruar kontratë të re edhe për dy vite, kontratë që vlen deri në verën e vitit 2026.

Vendi i Walker në klub ishte i pasigurt kur ai u la disa herë jashtë të qenit titullar nga Pe Guardiola i cili në një konferencë për shtyp tha se ai nuk është në gjendje të luajë në stilin e ri të lojës ku ai ndryshon mbrojtësit e krahut.

Megjithatë, Walker luajti në mbrojtje dhe ishte një ndër futbollistët kyç që skuadra e fitoi tripletën sezonin e kaluar. Ai është bërë edhe kapiten i klubit për shkak të lëndimit të Kevin De Bruyne në ndeshjen e parë të sezonit të ri.


(Kosova Sot Online)