Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së pestë në Superligë

  • S.A /
  • 15 September 2023 - 10:36
Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së pestë në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet në fundjavë me ndeshjet e javës së pestë.

Të shtunën janë në program për t’u zhvilluar tri ndeshje, kurse dy të tjera të dielën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Feronikeli ’74 – Llapi, Gjilani – Malisheva dhe Fushë Kosova – Drita, janë sfidat e së shtunës, kurse Prishtina – Liria dhe Dukagjini – Ballkani janë të së dielës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar edhe emrat e të deleguarve për përballjet e kësaj jave.Vlen të theksohet se nga kjo javë ndeshjet do të zhvillohen me orar të ri, nga ora 15:00

Image

(Kosova Sot Online )